Velo: Prishja e Piramidës, marrëzi

21/07/2011 20:45

Arkitekti i njohur Maks Velo e ka kritikuar ashpër projektin e qeverisë për të prishur Piramidën.

Duke folur nga tubimi qytetar përpara kësaj strukture, Velo ka nënvizuar se Piramida, ndryshe nga sa pretendon qeveria, nuk është pronë e diktatorit Enver Hoxha.

“Piramida nuk është pronë e Enver Hoxhës dhe për këtë nuk mund të prishet. Për këtë Piramidë kam punuar unë dhe shumë të tjerë. Nëse në kohën e luftës prishej shtëpia e një beu, ajo ishte pronë e beut. Por kjo nuk është pronë e diktatorit Hoxha”, ka deklaruar Velo.

Ai e ka cilësuar si një “marrëzi” projektin e qeverisë për parlamentin e ri, lekët për ndërtimin e të cilit mund të shkojnë fare mirë për fëmijët në nevojë.

“Deklarata se do bëjmë parlamentin më të mirë në Evropë është marrëzi. Këto para me të cilat do të bëhet parlamenti t’ua cojnë fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja dhe atyre njerëzve që nga gjendja e rëndë vrasin veten”, ka theksuar Velo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA