Urdhër disipline për mjekët

21/07/2011 17:10

Asnjë nga mjekët që punojnë në Qendrën Spitalore Univeristare ‘Nene
Tereza’ nuk do të lejohet më që në orarin zyrtar të largohet nga
klikinat e spitalit publik, për të shërbyer në klinkat private, ku jane
te dypunesuar. Ne rast te kundert riskon punesimin ne spitalin
shtetëror.

Pas konstatimit te ketij fenomeni nga Ministria e Shëndetësise, ministri Vasili ka nxjerrë urdhër me qëllim kontrollin e respektimit të orarit zyrtar të punës.

“Na ndodh shpesh që mjekët gjatë orarit të punës lëvizin nëpër klinika private apo nëpër qendra shëndetësore private apo në spitale private. Natyrisht mjekët tanë nuk janë të ndaluar të dypunësohen apo të kenë një punë të dytë, por ky aktivitet duhet të kryhet pa cënuar kontratën me institucionet publike. nëse mjeku do të kapet apo do të vërtetohet se gjatë orarit të punës nuk është në vendin e punës dhe shkon e kryen një aktivitet tjetër menjëherë i pritet kontrata e punës”, tha drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Nje tjeter shkelje e konstatuar eshte abuzimi me sherbimin roje pasi sipas Piperos eshte vene re se shpesh ky sherbim u besohet specializanteve, te cilet sipas urdhërit te dale u ndalohet ne menyre absolute te jene primare. Drejtoria Spitalore ne Ministri dhe Drejtoria e QSUt do te rrisin kontrollet ndaj punes se mjekeve brenda orarit te percaktuar ne kontrate, ndersa sherbimi i mjekut roje do te publikeohet ne sitin e cdo spitali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA