Një grup i ish-luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, të cilët kanë hyrë në ditën e 60-të të grevës, kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thacin.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UCK-së, tha për “REL”, se kryeministri sërish ka premtuar se do ta dergojë ligjin në Kuvend.

Qeriqi ka thënë po ashtu se kryeministri ka kërkuar nga grevistët që të presin edhe disa ditë për procedimin e ligjit, gjë me të cilën ata nuk kanë rënë dakord.

Thaci citohet të ketë thënë se vonesa e miratimit të ligjit për vlerat e luftës së UCK-së ka të bëjnë edhe me disa mosmarrëveshje me FMN-në.

Megjithatë, Qeriqi ka deklaruar se nuk u beson premtimeve të kryeministrit dhe ka paralajmëruar për nesër në orën 12:00 një protestë në qendër të kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA