Gjykata e Fierit ka vendosur 8 vjet heqje lirie për shoferin grek që
drejtonte autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Thoma Xhokas, eshte shoferi grek
qe u shpall fajtor per vdekjen e 9 personave ne aksidentin tragjik qe
ndodhi ne kthesat e Fratarit ne muajin nentor te vitit qe shkoi.
Prokuroret pasi kane bere nje pershkrim te gjithe ngjarjes, duke u ndalur hollesisht dhe ne provat e mbledhura per akuzen e ngritur ndaj drejtuesit te autobusit Thoma Xhokas, kerkuan nga trupi gjykues denimin e ketij shtetasi me 18 vjet burg, per vepren penale te vrasjes nga pakujdesia, denim qe duhet te kryhet ne burgjet shqiptare.
Trupi gjykues pasi degjoi perfaqesuesit e organit te akuzes, vendosi fillimisht denimin e tij me 12 vjet heqje lirie, denim qe me pas zbriti ne 8 vjet heqje lirie per shkak te gjykimit te shkurtuar.
Nderkohe, pala mbrojtese nuk ishte dakort as me kerkesen e prokurorise dhe as me vendimin e gjykates. Avokati i shoferit grek kerkoi qe klienti i tij te lirohej nga salla e gjyqit per shkak te gjendjes se tij shendetesore, pendeses se tij dhe kohes se paraburgimit.
Ne perfundim te sences gjyqesore, mbeti ne fuqi vendimi i gjykates ku shoferi grek qe shkaktoi tragjedine me 9 persona te vdekur, u denua me 8 vjet heqje lirie.
Top Channel