Topi pret ish-të përndjekurit

21/07/2011 16:35

Në ambientet e Presidences, kreu i shtetit ka pritur një përfaqësi nga
Shoqata Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të
Përndjekurve Politikë.

Ata i kanë parashtruar presidentit Topi një sërë kërkesash duke theksuar nevojën e një përkushtimi akoma me te madh te institucioneve shteterore për ish-të përndjekurit politikë.

“Presidenti i Republikes, si kryetar i Shtetit është garant i Kushtetutës. Ne i kërkuam presidentit që në bazë të rezolutës së Këshillit të Evropës, të marrë iniciativën që është mbi palët politike, duke parë papërgjegjshmërinë politike të klasës politike, ndaj krimit komunist, që ne në bazë të rezolutës së Këshillit të Evropës, të nisë dënimi i krimit komunist. Ne vendet e BE-së ne nuk shohim ish zyrtare te regjimit komunist ne parlament sic ndodh ne Shqiperi”, tha Besim Ndregjoni, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës.

Zoti Ndregjoni ka shprehur edhe pakenaqesite qe ish te prendjekurit politik kane me kthimin dhe kompensimin e pronave, perfshi zvarritjet qe i behet procesit te demshperblimit.

“Ne jemi shumë të pakënaqur nga dëmshpërblimi, që është një vendim ligjor por kjo maxhorancë nuk po përgjigjet ende”, tha Ndregjoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA