Topi: Kosova dhe Shqipëria pjesë e BE-së
21/07/2011 12:30
Presidenti Bamir Topi deklaroi se Kosova ka dhënë një kontribut për
paqen ne rajon, ndërsa shprehu besimin se dy vendet tona do të jenë
pjesë e Bashkimit Evropian.
Në një takim me përfaqësues të parlamenteve rinorë të Shqipërisë dhe Kosovës, Topi premtoi se do të ketë më shumë angazhim për një sistem të fortë arsimor.
“Shoqëritë tona kanë vlera shumë pozitive”, tha Topi.
Top Channel