Tiranë, diplomohen studentët

21/07/2011 15:30

Pas vitesh studime në auditorët e Fakultetit të Historisë dhe të
Filologjisë, gjithçka kuloi me ceremoninë e diplomimit të studentëve.

Dhjetera studentë të departamenteve të këtij fakulteti përmbyllën kështu një rrugëtim të gjatë e të vështirë drejt dijes për t’ju drejtuar tregut të punës tanimë, një tjetër sfidë e vështirë.

Në prani të prindërvve, stafit akademik dhe drejtuesve të departamenteve të këtij fakulteti, rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule vuri theksin në vlerën e një diplome të marrë në këtë universitet që sipas tij është më cilësori në vend.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Shezai Rrokaj u ndal në punën e madhe të pedagogëve dhe studentëve të këtij fakulteti, përpos të tjerash edhe për botimin e revistave dhe veprimtarive shkencore të secilit departament duke theksuar se kontributi i këtij universiteti në Shkencat Albanologjike është tepër i madh. Ishin 131 studentët e nivelit ‘bachelor” që u diplomuan, 50 studentë u diplomuan në master shkencor, 10 ishin ata që morën titullin doktor në ceremoninë e mbrëmjes të së mërkurës.

Ndër të diplomuarit ishin 50 studentët e dalluar me rezultate të shkëlqyera gjatë viteve të studimeve të tyre.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA