Tepelenë, humb jetën punëtori i ndërtimit
21/07/2011 17:20
Një 27-vjecar humbi jetën sot në Tepelenë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve të fundit Sejdo Kamberi nga Tepelena ishte punëtor ndërtimi në Gjirokastër, kur një nga hekurat e skelës ku qëndronte preku energjinë elektrike.
I riu po suvatonte pjesën e jashtme të një banese kur ndodhi ngjarja, që sipas policisë ka qenë aksidentale.
Top Channel