I shoqeruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj, Drejtori i Pergjithshem
Gjendjes Civile, Armand Teliti, depozitoi në Prokurorine e Pergjithshme
kallëzimin per shpifje per kreun e grupit parlamentar te PS Gramoz Ruci.
Kjo padi mesohet te kete si objekt akuzat e Rucit ndaj Telitit per manipulime me listat zgjedhore ne Tirane. Ne dalje te prokurorise Teliti i cilesoi akuzat e Rucit si te pabaza dhe se ka besim tek drejtesia.
“Gramoz Ruçi nuk mund të ngushëllojë të pangushëllushmin për humbjen e Tiranës, duke bërë tellallin e shpifjeve dhe mashtrimene në ekranet e televizioneve. Uroj që kjo padi jo të më japë të drejtë mua, por të ndërgjegjësojë z. Ruçi që të mos bëhet më gazi i botës nëpër ekrane. Kam besim tek drejtësia, pasi besoj ka ardhur koha që t’i jepet fund tellalleve nëpër ekranet e televizioneve pa bazë, vetëm me mashtrime dhe shpifje”, tha Teliti.
Pak dite me pare kreu i deputeteve socialiste, ne nje emision televiziv deklaroi se Gjendja Civile ka marre pjese ne manipulimin e listave te zgjedhesve ne Tiranes, duke futur votues te transferuar enkas per te vituar ne Tirane. Ai deklaroi gjithashtu se jane prodhuar edhe karta te rreme identiteti per te mundesuar votimin me shume se nje here te zgjedhesve.
Top Channel