Stefani: Berisha do të godasë median

21/07/2011 21:00

Në tubimin qytetar kundër projektit për prishjen e Piramidës ka folur edhe analisti i njohur Andrea Stefani, i cili ka deklaruar se me prishjen e këtij objekti kryeministri synon të godasë median e lirë.

“Berisha do ta prishë Piramidën pasi do që të godasë ambjentet e një mediaje që ndodhen atje, do të godasë median e lirë. Berisha ka frikë nga mediat që nuk arrin t’i blejë dot”, ka deklaruar Stefani.

Një fjalim ka mbajtur edhe historiani Auron Tare, i cili është shprehur se objekti kryeqytetas nuk ka asnjë lidhje me epokën e komunizmit.

“Këtu s’do të ruajmë një pjesë të komunizmit, por të trashëgimisë kulturore. Me këtë protestë janë bashkuar emra të njohur të botës ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore. Ata kanë theksuar rëndësinë e madhe për ruajtjen e Piramidës, si në aspektin arkitekturor, ashtu edhe në atë historik”, ka deklaruar Tare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA