Shqipëria mes dy krizave

21/07/2011 16:50

Ekspertët parlajmërojnë se thellimi i krizës së borxheve në Europë po rrit presionin edhe mbi ekonominë shqiptare.

“Shqetesimi kryesor eshte se nese kjo krize nuk do te zgjidhet shpejt, Shqiperia rrezikon te ndrydhet mes dy vendeve fqinje qe jane perfshire nga kriza e borxheve sovrane. Greqise ne jug dhe Italise ne perendim”, tha Jens Bastian, ekonomist kerkimesh.

Bastian, ekonomist kërkimesh nga fondacioni grek për Europen dhe Politiken e Jashme, i mberritur ne Tirane me ftese te Institutit per Studime Nderkombetare, tha se Shqiperia po perballet sakaq me pasojat e para.

“Ne po i shohim paralajmerimet e para, te cilat nuk duhen neglizhuar. Fillimisht eshte ceshtja e dergesave. Emigrantet po kthehen. Nese flet me kompanite greke te ndertimit, ku punojne shumica e shqiptareve, ato thone se emigrantet shqiptarë, po shkojne tani ne Turqi e madje edhe ne Rumani per te punuar. Ndersa te dhenat e Bankes Qëndrore Greke konfirmojne renien e dergesave drejt Shqiperise”, tha Bastian.

Zoti Bastian, i cili mbajti një leksion të gjerë para një paneli ekspertësh vendas, tha se pasoja me e rende lidhet me rrezikun e perceptuar nga investitoret e huaj.

“Kompanite do fillojne te shqyrtojne terheqjen, alternativen e mbylljes se bizneseve te tyre ketu dhe kthimit ne vendin e tyre. Pastaj eshte sistemi bankar. Bankat greke i kane tkurrur operacionet ne Shqiperi. Dhe se fundmi eshte financimi i borxhit. Ju dolet ne tregjet nderkombetare permes eurobondit me 7.5 per qind. Ky eshte sakaq nje interes shume i larte, por nese do dilni tani do ta gjeni edhe me te larte, per shkak te krizes se fqinjeve tuaj”, tha Bastian.

Ekspertet thone se nje kriza do te ngadalesoje edhe integrimin e Shqiperise ne BE.
   

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA