SHBA, i nxehtë përvëlues në rajon

21/07/2011 14:30

Mendoni se tani është vapë? Edhe më keq do të bëhet. Artikulli me këtë
titull i ‘New York Daily News’ nuk eshte aspak inkurajues per banoret e
rajoneve amerikane, pre e nje te vale te pazakonte te nxehti.

Fasha përvëluese e ajrit, thote gazeta, ka marrë rreth 22 jetë njerëzish dhe shumë shpejt, pritet të ndezë edhe verilindjen, duke i cuar temperaturat në gati 40 gradë celsius. Qendra e Shteteve te Bashkuara eshte shnderruar ne nje sauna gjigande, rezultat i nje fronti te presionit te larte qe ka kompresuar e praktikisht, perflakur ajrin, thote ekspertet.

Paralajmerime nga vapa jane dhene ne 17 shtete, duke prekur me shume se 140 milione amerikane. 35 grade kane mberritur temperaturat edhe ne kryeqytetin e Dakotes se Veriut, te njohur per kushtet e ftohta atmosferike.

Per pasojat e te nxehtit, ankohen edhe tregtaret, te cilet thone se moti po shkaterron biznesin e tyre. Eshte shume vape per te punuar eshte shume vape per te menduar dhe shitjet kane rene sepse njerezit perpiqen me sa te munden t’i shmangin daljet ne rruge, thone ata.

Ne Indianapolis, banoreve u eshte kerkuar te mos sperkasin me me uje lendinat perpara shtepive te tyre, ne menyre qe uji i perdorur nga zjarrfikesit, te kete presion te mjaftueshem. Autoritetet thone se kjo vale te nxehti mund te behet me e rrezikshme e me impakt edhe me te madh se ajo e vitit 1995, kur 750 vete humben jeten brenda 4 diteve per shkak te problemeve te lidhura me vapen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA