Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, në një intervistë për Top
Channel deklaron se opozita nuk do t’u përgjigjet ftesave të PD-së për
arnime ligjesh.
Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Rama tha opozita ka nisur nje proces konsultimesh me eksperte dhe për të adresuar kete domosdoshmeri, duke shprehur edhe publikisht vullnetin tone qe te reflektojme mbi gabimet qe mund te jene bere ne ndryshimet kushtetuese.
Top Channel: Zoti Rama ndërkombëtarët kane folur qartë me gjuhën e tyre diplomatike përsa i përket zgjedhjeve në Tiranë, duke bërë edhe pohime të forta, megjithatë ju keni kërkuar një adresim më të qartë të përgjegjesive për atë që ndodhi, që kjo situatë të mos përsëritet.
Rama: Jo, se kjo do të ndryshonte gjësend në rezultatin e një grabitjeje të vulosur me vendim gjykate, por pa asnjë dyshim do të krijonte bazën për të hapur një proces serioz reformimi të thellë kushtetues, ligjor, institucional dhe njëkohësisht implementimi të asaj që ligjërohet.
Top Channel: Disa ditë më parë demokratët, përmes kreut të grupit Astrit Patozi, iu kanë adresuar një letër ku ju kërkojnë ngritjen e grupit të punës për reformën zgjedhore. Ju nuk keni dhënë ende një përgjigje zyrtare. E keni një përgjigje për këtë kërkesë të demokratëve?
Rama: Nuk bëhet fjalë për arna dhe nuk bëjmë asnjë lloj dialogu për të arnuar një ligj këtu, e një ligj atje, por bëhet fjalë për një proces, i cili duhet të jetë serioz, i denjë për një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, i garantuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe me fokus ringritjen e shtetit të rënë të së drejtës.
Top Channel: Po flitet shumë për një paketë ndryshimesh kushtetuese. A mund të na thoni dicka më shumë për këto ndryshime?
Rama: Kemi nisur një proces konsultimesh me ekspertë, konstitucionalistë dhe opinionistepër të analizuar dhe adresuar këtë domosdoshmëri, duke shprehur edhe publikisht vullnetin tonë, që të reflektojmë mbi gabimet që mund të jenë bërë në procesin e ndryshimeve kushtetuese, gabime që nuk duhet t’i kushtojne Shqiperise dhe shqiptarëve, por duhen korrigjuar edhe në funksion të përmbushjes, së të gjitha atyre detyrimeve të shtruara qartë nga komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë.
Top Channel: Cila do të jetë opozita e shtatorit? Cfarë nënkuptoni me opozitë gjithëpërfshirëse?
Rama: Ne i fituam zgjedhjet e 8 majit, si një rezistencë opozitare, zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojmë si një alternativë qeverisëse. Pyetja që me të drejtë bëjnë të gjithë shqiptarët është kush jemi ne, Partia Socialiste dhe opozita, pse dhe si ne do ta garantojmë këtë ndryshim. Ne ju sigurojmë se kjo pyetje do të marrë përgjigjen që meriton dhe Shqipëria do të kthehet më shpejt se vonë në rrugën e aspiratës së saj të madhe evropiane.
Top Channel