Piramida, sot në mbrëmje takimi i madh i qytetarëve

21/07/2011 12:00

Dhjetëra intelektuale dhe të rinj, të mbeshtetur edhe nga shoqatat e
arkitektëve,  mbrojtjes së trashëgimise kulturore e organizata të tjera
jo qeveritare, do të zhvillojnë në Tiranë sot në mbrëmje takimin e madh
të qytetarëve për t’u shprehur kundër shembjes së Qendrës Ndërkombëtare
të Kulturës , të njohur si Piramida.

“Ndoshta është nga të parat takime që nuk organizohet nga partitë. Janë vetë qytetarët që po reagojnë, pasi në qytetin ku jetojnë dikush kërkon të shkatërrojë”, thotë publicisti, Artan Lame.

E dukshme do te jete edhe pjesëmarrja e të rinjve, të cilët nëpërmes forumeve te ndryshme sociale janë shprehur kundër shembjes së Piramidës  dhe për kthimin e saj në qënder multi-kulturore.

Takimi i madh i qytetareve do të nisë në orën 19. 30.  Ai do te zhvillohet ne sheshin perpara piramides. Organizatoret thone se  do të firmoset edhe një peticion.

“50 metra larg sheshit është zyra e kryeministrit, i cili nëse ka veshë le të dëgjojë zërin e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë as për t’u përdorur, as për të qenë vegël e dikujt. Eshtë qyteti ku banojmë dhe po na vënë dorë pa na pyetur. Eshtë zgjedhja e qytetarëve të reagojnë ose të qëndrojnë në shtëpi indiferentë”, thotë Lame.

Vendimi per shembjen e piramides ne kryeqytet u mor pak dite me pare nga deputete te mazhorances ne kuvend. Ne vend te saj qeveria ka premtuar ndertimin e parlamenti te ri per te cilen ka marrë deri tani nje hua prej 110 milion euro. Por kosto e parlamentit  te ri ende nuk eshte bere publike pasi ne ligj nuk eshte shprehur asnje vlere financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA