Peshkopia mbetet pa ujë

21/07/2011 15:20

Pretendimet e banorëve të Kalasë së Dodës për ujin e Ujësjellësit që
përdoret për 50 mijë banorë në zonën e Dibrës ka bërë që ata prej 10
ditësh të ngelen pa furnizim.

Ujesjellësi i dëmtuar është kërkuar të riparohet nga ndërrmarrja e ujësjellësit, por punonjësit nuk janë lejuar nga banorët e zonës. Për më tepër banorët kanë dëmtuar edhe një pjesë të këtij ujësjellësi duke ndërprerë plotësisht furnizimin. Uji qe duhet te shkonte ne banesa derdhet ne kete zone nga tubat e demtuara. Banoret jane kunder qe me kete uje te furnizohet pjesa tjeter e fshatrave dhe e qytetit te Peshkopise me pretendimin se burimet jane prone e tyre.

Per te zgjidhur kete problem ne vendin e ngjarjes kane shkuar Drejtuesit e Ujesjellesit, te pushtetit vendor, si dhe drejtues te policise nga Peshkopia. Por ata kane hasur ne kundershtimin e banoreve te zones, te cilet kane demtuar edhe nje godine te ujesjellesit. Policia eshte perpjekur te qetesoje situaten me dialog per te shmangur acarimet.

Frika e policisë eshte se pas ndonje reagimi dhe ndalimi te prsonave qe kane demtuar ujesjellesin te ndodhin akte te tjera sic ka ndodhur ne te kaluaren me demtimin e ujesjellesit me eksploziv. Per shkak te prishjes se ujesjellesit edhe qyteti Peshkopise eshte pa uje te pijshem.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA