Luftërat për shkak të klimës

21/07/2011 12:00

Ceshtja e ndryshimeve klimaterike dhe ndikimit te tyre mbi sigurine
globale, ka vënë përballë njëri-tjetrit vendet perëndimore nga njëra anë
dhe Rusinë e vendet në zhvillim nga ana tjetër në Këshillin e
Sigurimit, organizimin me te fuqishem të OKB-se.

Diplomatet thone se Rusia e bllokoi miratimin e nje deklarate te Keshillit 15 anetaresh mbi kete teme, por me vone eshte pajtuar me tekstin e rishikuar te saj, ku permendeshin vaget “implikime te mundshme te sigurise nga ndryshimet e klimes”.

Perplasjet erdhen ndersa keshilli celi debatin e mjedisit per te paren here ne kater vjet. Nje zyrtar i OKB-se ngjalli reagimin e menjehershem te Rusise me paralajmerimet e zymta se ngrohja globale po pershpejtohet ne menyre te frikshme dhe pasojat e saj mund te jene te paparashikueshme.

Ne diskutimet e kerkuara nga gjermania, presidente e radhes e keshillit te sigurimit, folesit perendimore permenden shtimin e thatesirave si pasoje e ndryshimeve te klimes, qe ka kontribuar sipas tyre ne konfliktet e rajonit te darfurit ne sudan dhe atij ne somali, ku sipas OKB-se, kriza e urise ka goditur dy rajone te medha. sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun kërkoi që aspektet klimaterike të merren në konsideratë në raportimet e ardhshme.

“Nuk duhet te bejme gabime. Faktet flasin vete: ndryshimi i klimes eshte real, po pershpejtohet ne menyre te rrezikshme, dhe jo vetem shton kercenimet ndaj paqes nderkombetare dhe sigurise, por ai vete eshte nje kercenim per te dyja”, tha Ban Ki Moon.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i programit të OKB-së për mjedisin Achim Steiner thotë se: “tani flitet per rritje te nivelit te detit me nje meter dhe kjo do te ndodhe me te gjithe gjasat gjate ketij shekulli. Nese shikoni harten e botes, do ta kuptoni sesi do te preken prej ketij fenomeni sesi dhjetera mijera kilometra vije bregdetare, sesi harta e globit vete do te ndryshoje, jo vetem gjeografikisht, por edhe persa i takon zonave ekonomike dhe nderlikimeve te tjera”.

Per here te pare, pretendimin per te vendosur nje lidhje mes ndryshimeve klimaterike dhe paqes boterore e ka paraqitur Britania ne vitin 2007, por Keshilli asokohe deshtoi ne arritjen e nje marreveshjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA