Kuvendi miraton paketën fiskale

21/07/2011 15:00

Kuvendi miratoi paketën e re fiskale, e cila sjell ndryshime të rëndësishme në sistemin tatimor te vendit.

Taksa e parë që ndryshon është dogana e automjeteve të përdorura, e cila hiqet për t’u zëvendësuar me një taksë të përvitshme që do të mblidhet përmes kontrollit teknik. Paketa heq edhe taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit duke i zëvendësuar ato me rritje të taksave mbi karburantet me 7 lekë për litër.

Taksat do të ndryshojnë edhe për industrinë e veshjeve. Taksa mbi importin e lënëdëve të para për industrinë e fasonit dhe ajo e veshjeve të gatshme nga 10 për qind do të bëhen zero duke filluar nga data 1 shtator, ndërkohë që paketa e re ul edhe akcizën për birrën nga 30 në 10 lekë për litër.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA