Më në fund Kosova bllokon importimin e mallrave serbe. Ky vendim qeveritar është marrë pasi qeveria e Serbisë nga shpallja e pavarësisë nuk pranon mallrat kosovare.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave reciproke me Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën ka krijuar radhë të gjata me kamionë mallrash në kufijtë kosovarë. Sipas të dhënave doganore, kolonat janë më të gjata se 7 kliometra.

“Nuk na ka njoftuar askush. Po të na njoftonin nuk do të niseshim fare. Tani jemi këtu që nga ora 20:00 e mbrëmjes së kaluar. As qeveria e Serbisë dhe as ajo e Kosovës nuk na ka njoftuar për këto masa. Tani nuk mund as të kthehemi nga kemi ardhur pasi malli është regjistruar në dogana dhe nuk lejohet më të futet në Serbi. Mendoj që qeveria ime, ajo e Serbisë dhe qeveria juaj, ajo e Kosovës, duhet të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje. Kjo është pa koment. Pa koment”, shprehet Dragan Presic, drejtues kamioni.

Sipas informatave, radhët më të medha të kamionëve me mallra janë jashtë pikës. Ekipi i TCH bëri përpjekje për të biseduar me zyrtarët e doganave serbe, por ata nuk pranuan të flasin.

Megjithatë, jashtë kamerave ata thanë se kolonat e kamionëve me mallra janë disa kilometra të gjata. Për këtë janë të informuar edhe zyrtarët e doganave të Kosovës.

Teksa mallrat serbe nuk lejohen të futen në territorin kosovar, për mallrat boshnjake është vendosur një takse shtesë prej 10 % më shumë dhe pas kësaj pagese iu lejohet hyrja në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA