Drejtuesit e ”Transadriatik” marrëveshje në Tiranë

21/07/2011 16:50

Drejtori i zhvillimit për gazsjellësin ”Transadriatik”, Barnim
Piecorovski, tha në një intervistë për Top Channel se muajt e ardhshëm
do të jenë përcaktues për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetet
ndërkombëtare të gazit.

“Aksioneret e Shah Denizit, fushes nga ky gazsjellës do te furnizohet,u ka komunikuar të tre projekteve se do te kete nje vendim ne fundit te ketij viti ose ne muajt e pare te vitit te ardhshem. Pas kesaj projekti qe do te shpallet fitues fillon dhe ndertohet ne vitin 2014”, tha Piecorovski.

Gazjellësi ”Transadriatik” është i vetmi që e përfshin Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të gazit. Por paralelisht me të janë dhe dy projekte rivale që po konkurojnë për transportimin e gazit të Kaspikut në Europë.

“Ne kemi shume besim se do te perzgjidhemi projekti fitues, pasi kemi treguesit me te mire financiarë. Projektit tone i jane bashkuar tashme tre nga kompanite me te fuqishme energjetike ne Europe, me nje eksperience te gjere ne projekte te tjera. Se fundmi edhe konteksti politik mendojme se eshte ne favorin tone”, tha Piecorovski.

Drejtuesit e gazsjellësit, që do të ndërtohet nga një konsorcium që përfshin disa gjigantë europianë të energjetikës ishin në Tiranë për të nënshkruar me qeverinë shqiptare një marrëveshje mirëkuptimi. Shqipëria prej disa vitesh po lobon për projektin ”Transadriatik”, i cili është i vetmi që e lidh atë në rrjetin e gazit.
Por fjala e fundit për projektin fitues i mbetet qeverisë së Azerbajxhanit dhe aksionerëve që zotërojnë fushën e Shah Denizit nga ku është planifikuar të furnizohen tubacionet.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA