Dodik: S’kam kërkuar kurrë ndarjen e Bosnjes
21/07/2011 17:45
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se asnjëherë nuk ka kërkuar ndarjen e republikës së tij nga BeH.
Në një intervistë për gazetën sllovene “Delo”, Dodik ka theksuar se këto deklarata i janë atribuar atij padrejtësisht.
Ai ka theksuar se është tërësisht i angazhuar për respektimin e parimeve të marrëveshjes së Dejtonit.
“Republika Serbe nuk po prish asgjë, por kundërshton ato institucione që janë themeluar duke mos marrë për bazë ligjet dhe Kushtetutën dhe vetëm sa shpenzojnë paratë e përbashkëta”, ka pohuar Dodik.
Top Channel