Berisha: Miratuam ligje të rëndësishme

21/07/2011 13:00

Kryeministri Sali Berisha, duke folur në seancën e fundit parlamentare
për këtë sesion u shpreh se ligjet e miratuara në Kuvend kanë pasur
impakt direkt në ekonominë shqiptare.

Sipas shefit të qeverisë vetëm nga falja e detyrimeve në energji dhe ujësjellëse kanë përfituar mbi 260 familje shqiptare.

Kreu i ekzekutivit ftoi qytetarët të legalizojnë të gjitha pasuritë e parashikuara në ligjin e faljes, ndërsa vlerësoi heqjen e taksave doganore për automjetet dhe veshjet, si dhe theksoi se ky ligj do të ndalë abuzimet me cmimet.

Duke folur për heqjen e taksave doganore, Berisha theksoi se do të hapen vende të reja të punës ndërsa premtoi rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve duke shtuar se kjo mbetet një politikë e vazhdueshme e qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA