Al Kaeda, film të animuar për fëmijët

21/07/2011 19:15

Mbështetësit e Al Kaedës deklarojnë se po përgatisin një film të animuar për fëmijët, për t’i frymëzuar ata që t’u bashkohen grupeve militante.

Disa pjesë të filmit të animuar janë publikuar në një ueb sajt xhihadist, ka zbuluar një grup i anti-ekstremizmit me bazë në Londër.

Thuhet se filmi do të tregojë “akte heroike”, përfshirë këtu aksione të armatosura. Por një zyrtar amerikan i anti-terrorizmit ka shprehur dyshimet e tij nëse një film i tillë po realizohet me të vërtetë.

Pamjet e transmetuara në faqen e internetit Al Shamouk kishin si autor një person që vetëquhej Abu al Laith al Yemen.

“Kartoni mbi Al Kaedën në Gadishullin Arabik është një histori interesante që flet me fakte për ata që braktisën fenë e Profetit”, ka deklaruar autori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA