ACR, minatorët mirëpresin vendimin e METE

21/07/2011 22:00

Minatorët e Bulqizës, të cilët po vijojnë manifestimin e tyre pranë selisë së kryeministrisë, kanë mirëpritur vendimin e METE për pezullimin e kontratës me kompaninë ACR.

Megjithatë, përfaqësuesi i minatorëve, Kolë Nikolli ka deklaruar se ky vendim nuk zgjidh problemet dhe kërkesat që kanë punëtorët.

Sipas tij, cështja është më e komplikuar, për shkak të interesave korruptive të pushtetarëve në disa zona të minierës, të pasura me krom.

“Ne e quajtëm një fillim të mbarë ndërprerjen e kontratës me ACR-në. Ajo është ndërprerje e përkohshme dhe përfshin zonën D, që është më problematikja. Me keqpërdorimin e saj, kjo zonë është bërë vatër e korrupsionit dhe kontrabandës së kromit”, ka deklaruar Nikolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA