Një zjarr i fuqishëm shpërtheu brenda ambienteve të ish-Uzinës së
Poligrafikut në Tirane. Për më shume se 2 orë, të paktën 12 zjarrfikëse
janë perpjekur të shuajne zjarrin, i cili u ndihmua edhe nga materialet
plastike që ndodheshin në një punishte për prodhime plastmasi.
Fillimisht forcat e zjarrfikses jane perpjekur qe te mbajne ne kontroll flaket, per te mos perfshire edhe punishtet e tjera te drurit qe ndodheshin ne krah te asaj te plastmasit, si edhe objekte te tjera rreth e rrotull. Zjarri qe ra rreth ores 11, mori permasa te medha deri ne momentin ku numri i zjarrefikseve u shtua.
Disa prej tyre erdhen ndihme edhe nga Durresi. Ne dyshimin paraprak te eksperteve zjarri kishte rene si pasoje e nje shkendije elektrike, dhe per kete arsye u be edhe nderpreja me energji elektrike e zones. Per fat te mire nga zjarri nuk pati te demtuar edhe pse ne momentin e renies, brenda punishtes ndodheshin dy punetore, te cilat vetem u lenduan lehte. Kjo edhe per shkak se kishte nje nderhyrje te shpejte.
Policia e Rendit mori masa qe kureshtaret te mos i afroheshin zjarrit, edhe pse interesimi i banoreve te zones per te pare situaten nga afer ishte i madh. Ne afersi te punishtes ndodheshin edhe mjetet kundra zjarrit, por qe cuditerisht nuk u perdoren nga asnje prej personave qe ndodheshin afer vendit ku nisi zjarri. Prokuroria ka ngritur grupin e hetimit, per shkakun e renies se zjarrit.
Top Channel