Termet në Azinë qendrore, 13 të vdekur

20/07/2011 18:30

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë në Uzbekistan, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.1, në një zonë kufitare me Kirgizstanin.

Ministria uzbeke e Emergjencës ka bërë të ditur se tërmeti i rënë në luginën Fergana ka plagosur edhe 86 persona.

Tërmeti u lokalizua rreth 42 kilometra në jug-perëndim të qytetit Fergana, në një thellësi prej 18 kilometrash, ka bërë të ditur Instituti amerikan i Mbikëqyrjes Gjeologjike.

“Si pasojë e tërmetit disa ndërtesa të vjetra janë shkatërruar. Sipas informacioneve paraprake, 13 persona humbën jetën si pasojë e shëmbjes së ndërtesave”, ka deklaruar Ministria e Emergjencave.

Ndërkohë, nga Kirgizstani nuk raportohen viktima dhe dëme materiale serioze, pavarësisht se lëkundja sizmike u ndje edhe atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA