Perpara parlamentareve britanike, te mbledhur ne nje seance te posacme
per skandalin e pergjimeve, kryeministri Cameron deklaroi se hetimet mbi
ceshtjen qe ka perfshire vemendjen e opinionit publik do te zgjerohen,
duke shqyrtuar veprimet e individeve te caktuar ne polici, media dhe
politike.
“Kam pranuar ndryshime te qenesishme persa i takon hetimit qe po dejtohet nga Lorid Leveson. Pervec te gjitha gazetave, ai do te marre ne shqyrtim edhe rolin e luajtur nga transmetuesit dhe media sociale. Ceshtja e pergjimeve ka ngritur pyetje edhe mbi etiken dhe vleren e forcave tona policore, ne drejtimin e te cilave lipset nje lidership i ri”, tha Cameron.
Kreu i ekzekutivit e mbylli me shpejt viziten e tij ne Afrike ne menyre qe te ishte sot i pranishem ne seancen e jashtezakonshme, ku diskutohet nder te tjera vendimi i tij per te punesuar ish-kryeredaktorin e News of the World, Andy Coulson, si keshilltar per mediat, pavaresisht paralajmerimeve qe kishte marre per te. Cameron e mbrojti ish ndihmesin dhe njekohesisht mikun e tij, duke deklaruar se Coulson eshte i pafajshem deri ne momentin qe te provohet fajesia e tij. megjithate, ai iu afrua nje apologjie aq sa mundi.
“Me vjen keq, sigurisht, me vjen shume keq per bujen e shkaktuar. Ndoshta, po te kisha logjikuar ftohte, nuk do ta kisha punesuar. Nuk do t`ia kisha ofruar kete pune dhe ne kushte te tjera, besoj, as ai vete nuk do ta kishte pranuar”, tha Cameron.
Skenat e stuhishme ne dhomen e komuneve nuk munguan. Lideri i opozites, Ed Miliband e akuzoi cameronin per gabime katastrofike te gjykimit. Kryeministri britanik ka qene keto ditet e fundit nen nje presion te madh. Per kreun e konservatoreve aludohet nder te tjera se ka lidhje te ngushta me drejtuesit e larte te News International.
Top Channel