Forcat besnike të komanduara nga vëllai i presidentit sirian Al Assad kanë rrethuar një periferi të kryeqytetit Damask.
Lajmin e bëjnë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Zona në fjalë prej disa ditësh është kthyer në një skenë të vërtetë protestash kundër regjimit.
Trupa ushtarake dhe milici besnike ndaj regjimit janë kthyer edhe në Homs, në qendër të vendit, ku në katër ditët e fundit forcat e sigurisë kanë vrarë rreth 50 persona.
Të dhënat në fjalë janë bërë të ditura nga aktivistë të opozitës, ndërkohë që dëshmitarët flasin për dhjetra arrestime të kryera sot.
Presidenti Bashar al Assad refuzon të japë dorëheqjen nga pushteti disa dhjetravjecar. Ai replikoi ashpër ndaj SHBA dhe Francës që thanë se nuk ka më legjitimitet për të qeverisur.
Top Channel