Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, pavarësisht se kishte arritur në Bruksel për të realizuar raundin e gjashtë të dialogut, do t’i duhet të kthehet në Kosovë.
Kjo, pasi Robert Cooper vendosi që të shtyhej takimin i korrikut për në shtator, meqë sipas tij palët nuk kanë qenë afër marrëveshjes.
Për zonjën Tahiri, lëvizja e Beogradit është joserioze dhe politikë e vjetër e Serbisë, pasi është tërhequr nga elementet e gjashtë marrëveshjeve, për të cilat delegacionet ishin pajtuar në Bruksel.
Në qeverinë e Kosovës thonë se nuk kanë pasur iluzione se bisedimet me Serbinë do të shkojnë lehtë, por këtë e kanë bërë për raportet me SHBA-në dhe BE-në.
Shtyrja e takimit të korrikut për në shtator, për shkak që siç po përflitet se Serbia nuk po pranon vulat doganore të Kosovës, ka ngjallur edhe reagimin e partive opozitare, të cilat së fundmi kanë bërë thirrje për pezullim të bisedimeve.
“Ka shumë arsye për të mos besuar tek suksesi. Serbia është po e njëjta që ka qenë para shumë vitesh, nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe nuk mund të kemi sukses me të”, ka deklaruar Ismet Beqiri, kryetar i grupit kuvendor të LDK-së. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Glauk Konjufca, deputet i lëvizjes Vetëvendosje.
LDK e Vetëvendosje vazhdojnë të konsiderojnë se dialogu është i dëshmshëm për Kosovën. Sidoqofotë, deri më tani Kosova dhe Serbia kanë arritur 3 marrëveshje, e që më vonë u quajtën konkulizionet e ndërmjetësuesit Cooper.
Kjo kishtë bërë që subjektet opozitare të thërrisnin një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit duke kërkuar pezullimin e dialogut, por opozita nuk kishte votat e mjaftueshme për këtë.
Top Channel