Rama leter Ashton e Fyles

20/07/2011 15:10

Një ditë pas deklaratave të forta të Brukselit, ku me gjuhë diplomatike u
shpreh qëndrimi për zgjedhjet në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama,
përmes një letre zyrtare drejtuar përfaqesueses së Lartë për Politikën e
Jashtme, Katrin Ashton dhe komisionerit Stefan Fyle ka përshëndetur
këtë reagim.

Por kreu i opozitës kërkon që e vërteta e hidhur, sic e quan ai, ku fitorja e opozitës u grabit ditën për diell, duhet të adresohet pa ekuivok.

“Ne jemi të bindur se e vërteta e hidhur e këtij procesi pa standarde, ku fitorja e opozitës u grabit ditën për diell dhe administrata zgjedhore, KQZ-ja e Kolegji Zgjedhor manifestuan brutalisht mungesën e rendit ligjor në Shqipëri, duhet adresuar pa ekuivok, jo për të ndryshuar tanimë rezultatin e gënjeshtër të Tiranës, por për të hapur rrugën e një dialogu serioz dhe ndërtuar qasjen e duhur ndaj së ardhmes”, tha Rama.

Duke vleresuar rolin e nderkombetareve, persa i perket vemendjes kushtuar zgjedhjeve te 8 majit, zoti Rama shpreh pritshmerite e Partise Socialiste dhe opozitës ne tërësi edhe per raportin e OSBE-ODHIR.

“Ne presim me besim të plotë të lexojmë konstatimet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it. Po ashtu mbështesim pa asnjë rezervë nismën e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për të pyetur Komisionin e Venecias, lidhur me mënyrën se si Shqipëria mund të shmangë situata të ngjashme, me atë që fatkeqësisht ndodhi në zgjedhjet e turpshme të Tiranës. Përfitoj nga rasti t’ju siguroj se opozita shqiptare do ta luajë rolin që sot i dikton sfida e integrimit dhe europian të Shqipërisë, me vetëdijen e urgjencës së nënvizuar prej jush, lidhur me reformat esenciale që i duhen vendit në aspektin kushtetues, zgjedhor e institucional, përfshirë edhe një reformë të thellë parlamentare’, tha Rama.

Ne perfundim te letres Edi Rama garanton pozicionimin e opozites ne mbeshtetje te reformave esenciale te kerkuara nga nderkombetaret.

“Duke ju garantuar se 12 prioritetet e përcaktuara prej KE-së janë edhe prioritete të axhendës sonë, lejomëni t’ju shpreh konsidarat e mia të larta për punën tuaj fisnike”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA