Paris, policia pyet kreun e socialistëve

20/07/2011 23:50

Agjentët e policisë franceze që po hetojnë dyshimet për agresion seksual nga ish-kreu i FMN, Dominique Strauss Kahn, kanë marrë në pyetje një prej figurave kryesore të socialistëve, Francois Hollande.

Policia kërkon të zbulojë se cfarë dinte ai mbi dyshimet se Strauss Kahn tentoi të dhunonte një shkrimtare të re franceze në vitin 2003.

Zoti Hollande, që shihet si kandidati favorit i socialistëve në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, ka qenë lider i partisë në atë kohë.

Shkrimtarja, Tristane Banon, thotë se socialisti ishte në dijeni të sulmit të prezumuar, por nuk veproi.

Akuzat e Banon hidhen poshtë nga Strauss Kahn, i cili mohon gjithashtu akuzën tjetër për tentativë dhunimi në Nju Jork, ku ai u arrestua në muajin maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA