OSBE: Të nisë dialogu politik në Shqipëri
20/07/2011 13:00
Kryetari i OSBE-së, Audronius Azubalis bën apel për zgjidhjen e ngërcit
politik në Shqipëri, duke kërkuar nga maxhoranca dhe opozita që të nisin
urgjentisht dialogun.
Kreu i OSBE-së theksoi se pritet nga ODIHR që të jepet edhe vlerësimi përfundimtar për zgjedhjet e 8 majit.
“Opozita dhe qeveria duhet t’i japin fund mosbesimit dhe polarizimit. Nisja urgjent e dialogut mes dy partive do të ndihmonte funksionimin e parlamentit”, u shpreh Azubalis.
Top Channel