METE pezullon lejen për kompaninë ACR
20/07/2011 18:40
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naco ka vendosur pezullim të pjesshëm të lejes minerare për firmën ACR.
Vendimi i ministrit, i marrë pas raportit të paraqitur nga grupi i punës, thotë se: “Pezullim për kompaninë ACR deri në plotësimin e mangësive”.
Grupi i punës konstatoi mangësi të sigurisë në punë dhe të kushteve të punimit.
Ndërkohë, minatorët vazhdojnë protestat e tyre në kërkim të plotësimit të kërkesave, që kanë të bëjnë me kushtet e punës, rrogat dhe moshën e daljes në pension.
Top Channel