Kriza, frikë në Shqipëri

20/07/2011 15:45

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani thotë thellimi i
krizës europiane të financave paralajmëron të tjera vështirësi për
ekonominë shqiptare.

Zoti Cani thotë se efektet do të ndihen në disa drejtime, ku i pari është ai i kursit të këmbimit me monedhën europiane tashmë të kërcënuar.

“Kur dikush mendon që efekti i Euros do të jetë i fortë, pra do të ketë lëvizje të mëdha të kursit të këmbimit, kufizohet eksport-importi, kufizohen blerjet e makinerive, pajisjeve, gjithkush mendon të kalojnë njëherë këto dallgë, pastaj ta nxjerrë anijen në det”, tha Cani.

Por pasiguritë tek kursi nuk janë të vetmet. Përfshirja e Italisë në vorbullën financiare të borxheve e godet ekonominë edhe tek eksporti i fuqisë puntore

“Cdo lëvizje në ekonominë italiane, greke dhe ekonominë europiane, natyrisht që do të reflektohet tek emigrantët. Emigrantët reflektojnë te dërgesat dhe ekonomia jonë është e lidhur me këto dërgesa”, tha Cani.

Greqia dhe Italia janë dy partnerët më të mëdhenj ekonomik të Shqipërisë, tashmë të dyja nën presionin e krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA