Klinton: Nuk tolerohen parajsat e terroristëve

20/07/2011 13:10

Shefja e diplomacise amerikane, Hilari Klinton ka shfrytezuar pyetjet e
gazetareve per te fshikulluar serish Pakistanin, marredheniet e te cilit
me Ameriken jane pershkallezuar ndjeshem kohet e fundit.

Nga New Delhi i Indise kryerivale te Islamabadit, duke i kthyer pergjigje nje reporteri amerikan, Klinton tha se asnje parajse e sigurte per terroristet nuk mund te tolerohet, kudo qofte ajo.

“Nuk besoj se ka terroriste, te cileve u duhet krijuar nje strehe e sigurte, apo kalim i lire nga ndonje qeveri, sepse, nese nje aktivitet i tille terrorist lihet i pakontrolluar, pasojat e tij mund te behen teper te veshtira per t’u menaxhuar e kontrolluar”, tha Klinton.

“Kur ne – vazhdoi Klinton – duke vazhduar percjelljen e mesazhit mes rreshtave e njohim vendndodhjen e terroristeve qellimet e te cileve jane te qarta, punojme se bashku per te parandaluar humbjen e jeteve te njerezve te pafajshem dhe kercenimin e institucioneve te shtetit”.

Marredheniet e ëashingtonit me Islamabadin kane ardhur ne perkeqesim qe prej 1 majit, kur forcat speciale amerikane vrane kreun e Al Kaedes, Osama bin Laden ne kompleksin e tij ne Abotabad, ku fshihej prej vitesh nen hunden e autoriteteve pakistaneze. Klinton permendi me diplomaci se Shtetet e Bashkuara shohin tek Pakistani nje aleat kyc ne luften kunder terrorizmit, por shtoi se ne menyre te vazhduar ia kane bere te qarte ketij te fundit se terroristet jane nje kercenim per te dy vendet.

Lidershipi pakistanez shpeshhere ka cituar ate qe percepton si kercenim nga India, si nje prej arsyeve qe i duhet te dergoje shume nga forcat e veta ne kufirin mes dy kombeve, duke tkurrur keshtu rezervat e trupave qe luftojne terrorizmin ne rajonet malore te vendit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA