Irlandë, kryeministri sulmon Vatikanin

20/07/2011 23:20

Kryeministri irlandez Enda Kenny ka lëshuar një sulm të paprecedent ndaj Kishës Katolike në Parlament.

Ai tha se të dhënat e fundit të publikuara lidhur me dyshimet për abuzime seksuale nga priftrinjtë janë mbuluar dhe për këtë arsye ka nevojë për një ndryshim urgjent.

Zoti Kenny tha se marrëdhëniet historike mes kishës dhe shtetit në Irlandë nuk mund të jenë më të njëjtat.

Ai theksoi se raporti mbi dioqezën Kloin, të publikuar javën e kaluar, nxorri në pah mosfunksionimin, diskretitimin dhe narcizizmin që dominon Vatikanin.

“Dhunimi dhe torturimi i fëmijëve është mbuluar ose menaxhuar për të mbështetur supremacinë e Vatikanit, pushtetin e tij dhe reputacionin”, deklaroi Kenny.

“Zbulimet e bëra në këtë raport i kanë cuar katolikët irlandezë dhe Vatikanin në një rrethanë të pashembullt”, ka shtuar kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA