Inagurohet landfilli i Shkodrës

20/07/2011 20:20

Në komunën Bushat është inaguruar landfilli që do trajtojë mbeturinat urbane të zonës së Shkodrës.

Në inagurimin e projektit me vlerë 500 milionë lekë ka marrë pjese kryeministri Berisha dhe ambasadorja gjermane në Shqipëri.

Ky landfill do trajtohet nga një kompani gjermane dhe do të ketë një kapacitet prej 1 milion kub mbeturina dhe në 30 vitet e ardhshme do t’i shërbejë bashkive të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe komunës Bushat.

“Është përfunduar rindërtimi me kooperacionin italian për landfillin e Tiranës, është firmosur ai i Korcës, i Vlorës, etj. Problemi i mbeturinave nuk mund të zgjidhet, ai bëhet gjithnjë e më i madh. Por në vitet që vijnë Shqipëria do të ketë 8-9 landfille”, ka deklaruar Berisha.

Ndërkohë, situata aktuale në Shkodër mbetet alarmante pasi mbi 100 ton mbeturina digjen cdo ditë në perfieri të qytetit, duke cliruar një ndotje të rrezikshme toksike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA