Imuniteti, Thaci: Të vendosë Kushtetuesja
20/07/2011 18:15
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci kërkoi sot që cështja e imunitetit të deputetëve të sqarohet nga Gjykata Kushtetuese.
Në bazë të kësaj kërkese, kabineti i Thacit miratoi në mbledhjen e sotme një vendim të posacëm, përmes të cilit i drejtohet kësaj instance gjyqësore.
Gjithashtu, përmes vendimit kërkohet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë edhe cështjen e imunitetit të posteve të tjera si presidentit, kryeministrit, etj.
Cështja e imunitetit të deputetëve ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Kosovë, që kulmoi me përplasjen mes kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ambasadorit amerikan Christopher Dell.
Top Channel