Hiqet tumori 15 kilogramë

20/07/2011 15:20

Mjeket onkologe prane QSUT-se  kryejne per here te pare nje nderhyrje te
rende kirurgjikale duke hequr nje mase tumorale prej 15 kg. 62-vjecari
Adrian Bamkollari nga Tirana  e kishte ate ne kemben e majte.

Sipas shefit te Pavionit Onkologjik Agim Karaj pacienti ka mberritur me hemoragji dhe biopsia e tij ishte tumor malinj.

“Tumori ishte shumë i madh që zinte të gjithë kofshën dhe konsiderohej si paaoperueshëm. Pacienti ishte operuar dy herë dhe tek ne erdhi në gjendje të rëndë. Me anë të disa teknikave arritëm ta hiqnim masën e madhe tumoriale”, tha mjeku Karaj.

Sipas Shefit te Pavionit ky operacion i rralle do te kishte nje kosto prej 40 mije euro ne spitalet jashte vendit ,per te cilin i kishin humbur shpresat familaret e pacienit, pasi gjendja ekonomike nuk ia mundësonte nje gje te tille. Ky rast mori angazhimin si te stafit te ketij spitali ashtu edhe te Drejtorise se QSUT-së.

“Flasim për 13 mijë deri në 14 mijë euro për përballimin e kësaj ndërhyrje kaq të rrallë. Jap vlerësimin për ekipin e mjekeve, për kurajon, guximin për të realizuar këtë operacion”, tha Sajmir Ivziku, drejtor i QSUT-së.

Ne Spitalin Onkologjik nje vit me pare jane kryer rreth 1300 nderhyrje kirurgjikale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA