Pas largimit të 4 futbollistëve të formacionit bazë, Xhafaj, Ahmataj, Devolli dhe Plaku, duket se ndeshja e radhës me Jablonecit do të jetë e fundit për Gugash Maganin si trajneri i Flamurtarit.
Humbja 0-2 në Vlorë e ka bërë të pashmangshme eleminimin nga Europa League, por qëllimi i Maganit është loja e bukur në ndeshjen e kthimit në Ceki.
“Skuadra është shumë mirë, jemi të qetë, s’kemi presione, duhet vetëm të shprehim vlerat e futbollit tonë. Kalimi i turit ishte sukses, pavarësisht se humbja në Vlorë nuk ishte pozitive për ne”, deklaron Magani.
Një tjetër përfaqësuese shqiptare në këtë kompeticion është Vllaznia, që do të luajë në Zvicër përballë Tun.
“Presionin e ka skuadra e Tunit, pasi barazimi 0-0 për skuadrën që udhëton është favorizues”, shprehet trajneri Mirel Josa.
Barazimi 0-0 në “Qemal Stafa” pritet të jetë një rezultat i favorshëm edhe për Tiranën, e cila ndeshjen e kthimit do ta luajë të enjten përballë Spartak Tërnavës në Sllovaki.
Top Channel