Digjet makina, nuk dihen motivet

20/07/2011 13:55

Një automjet tip Volkswagen me targa angleze është djegur duke gdhirë dita e mërkurë në rrugën “Riza Cerona” në Tiranë.

Automjeti sipas Policise se Tiranes i perket shtetasit Shpetim Ciciku. Eksperte te policise thane se nga këqyrja e vendit te ngjarjes dhe te dhenat paraprake dyshohet se automjeti eshte djegur qellimisht me shishe benzine e cila ne menyre artizanale njihet edhe si molotov.

Policia deklaron jo zyrtarisht se po punohet per te zbardhur nese Shpetim Ciciku ka konflikte apo mosmarreveshje ne zone.

Nderkohe qe nga pyetja paraprake e pronarit te demtuar, mesohet qe ai ka thene se eshte mik me nje person me precedente penale ne Tirane, emri i te cilit nuk behet publik per arsye hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA