Në mbledhjen e sotme të qverisë kryeministri Sali Berisha deklaroi se
regjistrimi i popullsisë në Shqipëri përbën një akt madhor është një
proces periodik, por shumë i rëndësishëm për të njohur të vërtetat më
thelbësorë të individit, shoqërisë dhe kombit.
“Shtyrja e censusit në vjeshtë u bë për shkak të zgjedhjeve lokale, për shkak se pushteti vendos ka një rol të rëndësishëm në këtë proces”, tha Berisha.
Shefi i qeverisë theksoi se kombi ynë nuk ka vuajtur dhe nuk do të vuajë kurrë për identitetin e tij, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë problem nëse shtetasit deklarojnë përkatësinë e tyre etnike dhe besimin fetare.
Berisha i bëri thirrje medias që ta shndërrojë regjistrimin në një proces të qytetëruar, që të dëshmojë Shqipërinë si vend me një ngritje të përndërprerë.
Top Channel