Afganistan, provina kyce u kalon vendasve

20/07/2011 18:45

Trupat britanike në provincën problematike të Helmandit, në Afganistan, ia kanë dorëzuar kontrollin e qytetit Lashkar Gah forcave afgane të sigurisë.

Në ditët e fundit NATO i ka dorëzuar trupave lokale kontrollin e provincave të qeta, si Bamijan dhe Mehtar Lam, në lindje të vendit.

Por korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se ruajtja e sigurisë në Lashkar Gah do të jetë prova e vërtetë për forcat afgane.

Kalimi i kontrollit shihet si një hap kritik në tranzicionin e pushtetit para se trupat e huaja të përfundojnë operacionet luftarake në vitin 2014.

Me këtë rast, një ceremoni u zhvillua në pallatin e guvernatorit të qytetit, ku merrnin pjesë autoritete të shumta ushtarake vendase e të huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA