Lidhjet e dyshuara me Jeffrey Epstein, pas arrestimit të Princit Andrew kontrolle të detajuara në dy prona të tij Zyrtare amerikane kane zhvilluar bisedime koke me koke me perfaqesues te
perfaqesues te qeverise se Muammar Gaddafi-t. Sic shpjeguan ata me
vone, ne takim kane perseritur thirrjet per largimin e kolonelit nga
pushteti ndersa nuk ka patur asnje lloj negociate.
Nje zedhenes i qeverise libiane deklaroi se ajo e mbeshtetet dialogun me Shtetet e Bashkuara, por vetem nese eshte i zhveshur nga venia e kushteve. Nje dite me pare rebelet shtyne trupat e Gaddafi-t me thelle drejt perendimit pasi rimoren nen kontroll pjesen me te madhe te Brega-s se pasur me nafte.
Zyrtaret libiane i mohojne te tilla pohime, dhe kembengulin se qyteti-shtepi e disa rafinerive te rendesishme te naftes, vazhdon te mbetet ne duart e tyre. Kryengritesit libjane kane qe prej muajit shkurt qe luftojne për t’i dhënë fund regjimit autokratik 40 vjeçar të Gaddafi-t duke bërë përparime drejt kryeqytetit Tripoli, bazë e fortë e udheheqesit libjan në perëndim të vendit.
Ne nje deklarate te tij, Departamenti i Shtetit sqaroi se zyrtaret amerikane ia kane bere te qarte perfaqesuesve te kolonelit se ai nuk ka rruge tjeter pervecse te lere pushtetin, ne menyre qe nje proces i ri politik te filloje, nje proces i cili te reflektoje vullnetin dhe aspiratat e popullit libian.
Sipas deklarates, nuk jane planifikuar te tjera bisedime te ketij lloji, per shkak se mesazhi qe ishte per t’u dhene, u percoll qarte dhe paster. Shtetet e Bashkuara nuk dhane asnje detaj mbi vendin se u zhvilluan bisedimet, por zyrtaret libiane thane se takimi eshte mbajtur te shtunen ne Tunizine fqinje.
Top Channel