Venezuelë, Chavez nuk tërhiqet

19/07/2011 08:00

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez, do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2012.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i ekonomisë së vendit amerikano-latin, Jorge Giordani.

“Nuk ka asnjë dyshim se në presidencialet e vitit 2012 Chavez do të jetë, ashtu si edhe për shumë vite të tjera në vazhdim”, ka thënë Giordani.

Chavez ndodhet për momentin në Kubë për disa seanca kimioterapie kundër kancerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA