SHBA, FBI arreston agjentin pakistanez
19/07/2011 22:35
FBI ka arrestuar në Virxhinia një agjent të shërbimeve sekrete pakistaneze, nën akuzën se po punonte në SHBA si lobist në favor të Pakistanit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave arrestimi u krye pasi agjenti po operonte pa u regjistruar rregullisht.
Sipas burimeve, ai quhet Syed Ghulam Fai dhe është drejtori ekzekutiv i një grupi të njohur me emrin Kashmiri American Council.
Ai kishte derdhur kontribute prej dhjetra mijëra dollarësh për kandidatët e Kongresit dhe për politikanë amerikanë, pa zbuluar lidhjet e tij direkte me qeverinë e Pakistanit.
Top Channel