Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese
votimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë për shkak se dy deputetë
që nuk kanë qenë në kuvend, rezultojnë të kenë votuar.(UPDATE)
Sipas Aleances, tashme eshte e vertetuar se deputetet e Partisë Demokratike, Lefter Maliqi dhe Gezim Dibra, rezultojne te kene qene jashte Shqiperise diten e votimit dhe deputete te tjere te Partise Demokratike kane votuar per ta. Aleanca beri publike 2 biletat e udhetimit te deputeteve, ku rezulton se nje prej tyre ka ardhur ne vend pese dite pas votimit, ndersa tjetri nuk eshte kthyer ende.
“Aleanca Kuq e Zi, për të vërtetuar atentatin inovator ndaj parlamentit dhe fakteve të pakundërshtueshme që dy deputetët Maliqi dhe Dibra figurojnë që kanë votuar edhe pse ndodheshin mijëra kilometra larg sallës së parlamentit, nisur pra nga këto fakte Aleanca Kuq e Zi shikon si të vetmen rrugëzgjidhje dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar antikushtetueshmërinë e votimit të Ligjit për Regjistrimit të Popullisë mbi baza entike dhe fetare, për shkelje të kushtetutës dhe te abuzimit me detyren e deputetit”, thanë përfaqësues të Aleancës.
Aleanca deklaroi se ka edhe prova filmike, ku duken qarte dy deputetet te cilet votojne per koleget e tyre qe nuk ndodheshin ne sallen e parlamentit. Nese provat paraqitura ne Gjykaten Kushtetuese nga Aleanca Kuq e Zi do te rezultojne te vlefshme nga ana juridike, atehere ajo cka ndodhi gjate votimit te Ligjit per Regjistrimin e Popullsise rrezikon te rezultoje nje nga dhunimet me te renda te demokracise dhe parlamentarizmit ne Shqiperi. Nderkohe, ky fakt ngre dyshime per votimin dhe mund te jete edhe nje argument i forte qe presidenti te mendoje kthimin e tij mbrapsht.
Top Channel