Pesë ekspertë të Policisë Shqiptare për herë të parë në historinë e
uniformave blu, kane marre licencen e trajnuesit nderkombetar dhe do te
nisen ne Afganistan per t’i dhene ndihme homologeve afgane.
Duke i percjelle drejt nje misioni te rendesishem kryeministri i vendit, duke i dorezuar flamurin eshte shprehur se ky mision eshte i rendesishem per shqiperine si nje vend partner i NATO-s.
“Ju shpreh mirënjohjen time dhe vlerësimin më të madh për misionin tuaj, duke falenderuar familjet tuaja për solidaritetin dhe mbështetjen që ju kanë dhënë ju në këtë detyrë shumë të rëndësishme, dua t’ju garantoj se qeveria do të bëjë gjithcka për suksesin e plotë të veprimtarisë tuaj në Kabul”, tha Berisha.
Nje prej oficereve shprehet se eshte marre parasysh cdo gje ne kete mision dhe per here te pare ndihet i emocionuar per te punuar ne nje tjeter terren qe eshte shume i ndryshem me Shqiperine.
Te peste oficeret e policise i jane nenshtruar per nje vit me rradhe nje trajnimi te rrepte nga agjencite policore amerikane dhe franceze.
Top Channel