Lidhjet e dyshuara me Jeffrey Epstein, pas arrestimit të Princit Andrew kontrolle të detajuara në dy prona të tij Manjati Rupert Murdoch ka deklaruar se ai nuk mund të konsiderohet përgjegjës për skandalin e “News of the World”, duke theksuar se ai ishte tradhtuar nga “personat e besuar” të tij.
Shefi i News Corporation është shprehur se nuk ishte në dijeni të zgjerimit të përgjimeve telefonike dhe se në mënyrë “të pastër” është keqinformuar nga stafi i tij.
Por ai ka thënë se ndihet i përulur për faktin se është detyruar të shpjegojë sjelljen e firmës së tij para anëtarëve të Parlamentit.
Ndërsa i biri, James, u ka kërkuar të falur viktimave, duke thënë se përgjimi është “i pafalshëm” dhe një cështje “pendese”.
Paraqitja e Rupert Murdoch përpara anëtarëve të komisionit parlamentar të medias është e para gjatë karrierës së tij 40-vjecare.
I ndodhur përballë një sërë pyetjesh të bëra nga deputeti laburist Tom Watson, zoti Murdoch qëndroi i heshtur dhe i biri bëri përpjekje të shumta për të ndërhyrë.
Por zoti Watson bëri të qartë se donte të dëgjonte përgjigje nga i ati, bashkëshortja e të cilit ishte e pranishme, dhe jo i biri.
“Babai juaj është përgjegjës për qeverisjen e korporatës dhe një seri veprimesh negative që janë kryer nga kjo kompani”, deklaroi ai.
Top Channel