Korcë, zjarri përfshin pallatin 3-katësh

19/07/2011 23:25

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Korcës, duke e shkrumbuar plotësisht atë.

Sipas informacioneve të fundit, nga zjarri i fuqishëm është shembur catia e pallatit, ndërkohë që ka mbetur pa energji e gjithë zona përreth.

Autoritetet lokale njoftojnë se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupet e zjarrfikësve, që po punojnë për vendosjen nën kontroll të flakëve. Për momentin nuk raportohen viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA