Në vend që të diskutohej për rendin e ditës, letrën e gjyqtarëve të
Kolegjit, mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë devijoi nga thelbi
dhe mori nuanca të forta politike.
Nje nga anëtaret e KLD-së kërkuan me tone të forta të dinin për mungesën e Presidentit të Republikës në këtë mbledhje dhe sulmoi edhe numrin dy të Këshillit, Kreshnik Spahiu.
Madje, pervec devijimit te axhendes sulmet e tyre shkuan edhe ne akuza per mosfunksionim te plote te KLD-së nga ana e perfaqesueses se qeverise, zëvendësministres se Drejtesise, zonja Brikena Kasmi. Kjo ka gjetur pergjigje nga anetari tjeter i KLD-së, gjyqtari i Gjykates se Larte, zoti Besnik Imeraj qe replikoi me zonjen Kasmi.
“Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë duhet të jenë në mbrojtje, aq më tepër që ju personalisht vini nga trupa gjyqësore. Nëse KLD është kthyer në politik, unë publikisht kërkoj dhënien e dorëheqjes të të gjithë personave që kanë sjellë politikën brenda Këshillit”, u shpreh Kasmi.
Disa here anetarja e KLD-së e zgjedhur nga parlamenti Lefteri Lleshi kerkoi shpjegime nga zoti Spahiu per statusin e tij dhe si nenkryetar dhe per perfshirjen ne Aleancen Kuq e Zi.
“Zoti Spahiu duhet të rishohë pozicionin e tij në lidhje me vendin e punës. Ajo që thoni ju zoti Spahiu është e gabuar dhe ju bëni presion psikologjik”, tha Lleshi.
Ndërsa Spahiu i konsideroi deklaratat si presion politik me mesazhe kundër veprimtarive për të drejtat e njeriut.
Ne fund kur media doli, me sa u tha, tonet u qetesuan. Ne konferencen per shtyp nenkryetari foli per Kolegjin Zgjedhor duke shpallur distancimin ndaj cdo lloj akuze qe i adresohet Kolegjit Zgjedhor.
“Me shqetësim të thellë kemi ndjekur debatin, i cili fatkeqësisht pas disa muajsh, tenton të transferohet dhe të ngecin topin e konfliktit politik këtu në KLD, kjo nuk mund të ndodhë. Jemi njohur me akuzat që i janë bërë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, por edhe me pretendimet e faktorit politik, akuza në adresë të gjyqtarëve. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka diskutuar gjatë dhe në konsensus ka vendosur të distancohet nga cdo lloj akuze që adresohet te Kolegji Zgjedhor, ose te gjyqtarë të vecantë, akuzë e cila nuk është e mbështetur në fakte dhe në prova, duke kërkuar cdo lloj faktori politik, që t’i adresohet prokurorisë shqiptare. KLD në 100 përqind të rasteve kur ka fakte apo prova për kryerjen e një vepre penale, apo korrupsioni në të gjitha rastet kemi hequr imunitetin dhe i kemi dhënë autorizim prokurorisë për të proceduar”, tha Spahiu.
Me pas ka reaguar edhe Presidenca, qe ka bere thirrje te mos e zhvendosin debatin politik ne gjyqesor.
“Presidenti i Republikës ka ndjekur me vemendje të vecantë debatet publike dhe institucionale që lidhen me shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kolegjit. Presidenti ka miratuar kërkesën e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor për të përfshirë letrën e tyre në rendin e ditës në mbledhjen e radhës të KLD-së. Miratimi i kësaj kërkesë nuk ka për qëllim që të marrë përsipër zgjidhjen e pretendimeve që nuk janë kompetencë e KLD-së. Ato nuk mund të jenë objekt zgjidhjeje në KLD, pasi ligji ka përcaktuar qartësisht mënyrën dhe organin ligjor, ku ato të mund të adresohen. Lidhur me prezencën ose jo të Presidentit në mbledhjen e radhës të KLD, Topi deklaron se në përputhje me kompetencat kushtetuese, ka ushtruar në cdo kohë funksionet e kreut të KLD-së. Prania ose delegimi i drejtimit të mbledhjes, lidhur me gjykimin e presidentit mbi rendin e ditës. Në rastin kur cështjet kanë qenë tërësisht teknike, presidenti e ka deleguar drejtimin e mbledhjes, duke respektuar aftësinë e anëtarëve të KLD-së për ekspertizë dhe gjykime profesionale. Presidenti i Republikës dëshiron të apelojë të gjithë aktorët kryesore politikë dhe mediat e kontrolluara prej tyre që konfliktet me mosmarrëveshjet e tyre politike, të mos tentojnë t’i zhvendosin te sistemi gjyqësor”, tha zëdhënësja e Presidencës, Mimoza Kociu.
Top Channel